Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Zbulohet një nga diamantet më të mëdhenj në botë

Është gjetur në një minierë të shtetit afrikan të Botsvanës një nga diamantet më të mëdhenj në botë.

Guri i çmuar prej 2492 karatësh u zbulua në minierën Karowe, në veri-lindje të Botsvanës, nga kompania kanadeze Lucara Diamond Corp, e cila nuk dha detaje të mëtejshme për vlerën e tij apo pastërtinë.

Për sa i përket karatëve, guri është një rival i denjë i diamantit më të madh të gjetur ndonjëherë, i quajtur Cullinan dhe  i zbuluar në Afrikën e Jugut në 1905.

Youtube

Arkiva

Kategoritë