Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A mund të bëhet dy herë ndërhyrja me lazer në sy?

A mund të bëhet ndërhyrje me lazer në sy dy herë? Kjo pyetja më e shpeshtë e personave që kanë bërë një ndërhyrje të tillë për të korrigjuar miopinë ose kataraktën në njëzet vitet e fundit.

Në rast katarakti

Mund të ndodhë, në fakt, që, veçanërisht për ata që i janë nënshtruar këtij korrigjimi në një moshë shumë të re, me kalimin e viteve defekti i shikimit përsëritet ose të ndodhë një problem tjetër, për shembull errësimi i kristalinës, thjerrëzës natyrore të pranishme në sy, e cila, pikërisht për shkak të kalimit të kohës, dehidratohet, oksidohet dhe trashet.

Nëse miopia përkeqësohet

Megjithatë nuk ka aryse për t’u frikësuar. Lazeri është një zgjidhje e mundshme edhe nëse tashmë i jeni nënshtruar një operacioni refraktiv. Ndërhyrja në të gjitha këto raste nuk përfshin ndonjë rrezik ose problem të veçantë të çfarëdo lloji. Padyshim, si gjithmonë në mjekësi dhe kirurgji, secili rast duhet të vlerësohet individualisht. Trajtimet me lazer që zvogëlojnë miopinë, synojnë të rrafshojnë korneën në mënyrë që rrezet e dritës që kalojnë përmes saj të përfundojnë në fokus në retinë dhe jo para saj, siç ndodh në syrin miopik.

Nëse numri i dioptrive është i lartë, kornea duhet të rrafshohet shumë duke ulur trashësinë e saj: në këtë rast është e nevojshme të kontrollohet nëse kornea mund të rrafshohet më tej pa shkaktuar dëme siç është humbja e transparencës.

Prandaj është e rëndësishme, kur vendosni të bëni ndërhyrje me lazer kundër miopisë, të veproni mundësisht pas moshës 20 vjeçare ose në çdo rast kur miopia është stabilizuar për dy vjet.

Ndërhyrja e dyfishtë

Në një moshë të mëvonshme është mirë të vlerësohet nëse një katarakt është tashmë i pranishëm në mënyrë që të vazhdohet me një korrigjim të dyfishtë me një operacion të vetëm. Në përgjithësi të dy sytë operohen me një seancë të vetme të kryer nën anestezi lokale përmes pikave të syve, pa dhimbje dhe nevojë për shtrim në spital.

Shikimi rikuperohet brenda disa ditësh: në shumicën e rasteve defektet korrigjohen 100% dhe në rastet e rralla kur kjo nuk ndodh, një ndërhyrje pasuese mund të kryhet.

Alternativa të mundshme

Në rastin e kataraktave, lazeri mund të zëvendësohet me një bisturi ose një fakoemulsifikues që shkatërron thjerrëzën me ultratinguj para se ta zëvendësojë atë. Me lazer, saktësia rritet, por teknikat tradicionale, mbeten po aq të vlefshme dhe të sigurta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë