Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Fibrat të domosdoshme për uljen e tensionit dhe diabetit

Diabeti dhe hipertensioni janë dy sëmundje shumë të shpeshta. Vetëm në SHBA konsiderohet që 1 në 3 të rritur ka tension të lartë të gjakut dhe rreth 100 milionë të tjerë vuajnë nga diabeti.

 Studimet të shumta janë bërë se si të luftohen këto dy lloj sëmundjesh e të gjitha kanë një emërues të përbashkët: mënyrën e të ushqyerit.

Një studim i ri ka gjetur që një dietë e pasur me fibra, ka një efekt të pashoq në tipin 2 të diabetit si dhe në hipertension.

Studimi i kryer nga American College of Cardiology,  gjeti që personat që ushqehen me fibra, kanë më pak tendencë të preken nga tipi 2 i diabetit dhe hipertenisoni.

Sipas autorit të librit “Eat To Beat Diease: The New Science of How Your Body Heal Itself”, Dr. William Li, fibrat kanë një rol të rëndësishëm në jetesën e shëndetshme.

Ai tha që ushqimet që janë të pasura me fibra janë të lidhura me uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe ndihmon në humbjen e peshës./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë