Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ngrënia e çokollatës për mëngjes mund të ndikojë në humbjen e peshës
Fillimi i ditës suaj me çokollatë mund t’ju ndihmojë të digjni dhjamin dhe të humbni peshë, kanë pohuar shkencëtarët.

Çokollata e qumështit është e njohur për sheqer të lartë dhe nivele të larta yndyre dhe nuk është ushqimi i parë për të cilin mendoni kur bëni një dietë.

Por studiuesit në spitalin e “Brigham and Women’s” në Boston shikuan përfitimet e përfshirjes së çokollatës në dieta, shkruan The Sun, përcjell Klankosova.tv

Studimi, i botuar në “FASEB Journal” mund të jetë lehtësim për shumë gra që duan të humbin peshë, por nuk duan të heqin dorë nga çokollata.

Në mëngjes ngrënia e çokollatës mund të ndihmojë në djegien e dhjamit dhe gjithashtu mund të zvogëlojë nivelet e glukozës në gjak, thanë shkencëtarët.

“Çfarë, por edhe kur hamë, mund të ndikojnë në mekanizmat fiziologjikë të përfshirë në rregullimin e peshës trupore”, ka thënë Frank Scheer, neuro-shkencëtar.

Sipas studiuesve nivelet ditore të kortizolit janë më të ulëta kur hani çokollatë në mëngjes sesa në mbrëmje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë