Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta parandaloni hepatitin?

Hepatiti është një inflamacion i mëlçisë që shkaktohet nga pesë viruse, e që njihen si: hepatiti A, B, C, D dhe E.

Përhapja e këtyre hepatiteve virale gjatë viteve të fundit është kthyer në një problem shqetësues për strukturat mjekësore, kjo për shkak të barrës së madhe të sëmundshmërisë që shkaktojnë në popullatë.

Pavarësisht rrezikshmërisë që paraqesin në shëndet, nëse masat parandaluese, si dhe diagnostikimi bëhen që në stadet më të hershme, mund të shmangen ndërlikimet dhe pasojat e rënda.

Llojet e hepatitit B dhe C dhe D janë edhe më problematikët, pasi së bashku listohen të jenë shkaku më i zakonshëm i cirrozës dhe kancerit të mëlçisë, të cilat fatkeqësisht shpesh përfundojnë në vdekje. Kjo për shkak të faktit se zbulimi i tyre bëhet në stade shumë të rënduara, kohë në të cilën trajtimet mund të mos jenë efikase.

Parandalimi


Përballë rrezikshmërisë që paraqesin hepatitet virale, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se në pjesën dërrmuese të rasteve hepatiti mund të parandalohet, trajtohet dhe në rastin e hepatitit C edhe mund edhe të kurohet. Për të shmangur këtë rrezikshmëri, 5 veprimet që duhet të ndiqni për të shmangur këtë rrezikshmëri që paraqet hepatiti B dhe C dhe D,këshillohet që të përdorni gjithmonë shiringa sterile, të merrni gjak të sigurt, të praktikoni marrëdhënie seksuale të sigurta, të përdorni pajisje të sigurta kur bëni tatuazhe dhe shpime, si dhe të vaksinoni foshnjat që në lindje.

Ndërsa hepatiti A dhe E janë infeksione virale të mëlçisë, të cilat mund të parandalohen me 5 veprime të thjeshta gjatë përditshmërisë. Në këto kushte këshillohet që të lani duart gjithmonë para se të ushqeheni, të pini ujë të sigurt, të mos shkëmbeni sendet personale me të tjerët, si dhe nëse jeni në rrezik vaksinohuni për hepatitin A.

Mënyrat e transmetimit janë të njëjta si për virusin HIV, por virusi i hepatitit B është 50 deri në 100 herë më infektues. Ndryshe nga virusi HIV, virusi i hepatitit B mund të mbijetojë jashtë trupit së paku për 7 ditë. Gjatë kësaj kohe, virusi mund të shkaktojë infeksion nëse hyn në trupin e një personi i cili nuk është i mbrojtur nga vaksina.

Masat kundër hepatitit B dhe C
• Bëj vaksinën e hepatitit B.
• Mos shkëmbe age ose brisqe.
• Praktiko marrëdhënie të sigurta seksuale.
• Ruaj në mënyrën e duhur mjetet e mprehta.
• Merr gjak të sigurt.

Masat kundër hepatitit A
• Konsumo ujë të sigurt.
• Konsumo ushqime të sigurta.
• Trajto ujërat e zeza në mënyrën e duhur.
• Mbaj higjienën e duhur të duarve.
• Vaksinohu për hepatit A./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë