Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Pesë efektet që kanë aktivitetet artistike në trurin e njerëzve të moshuar

Për shumë prej nesh, ditët kur mund të krijonim diçka artistike, një pikturë, punime artistike me dorë apo diçka që vë trurin në punë, me siguri që kanë mbaruar që në fëmijëri. Por, nuk është kurrë vonë për të filluar përsëri!

Ekspertët thonë se aspekti krijues sjell shumë përfitime në trurin e njerëzve.

Piktura, vizatimi apo punimet me grep, ja pesë ndikimet direkte që arti ka në tru.

1. “Shkrin” shqetësimet

Pavarësisht se çfarë lloj zhanri zgjidhni, fokusimi në një projekt bën që të hiqni mendjen nga problemet dhe shqetësimet e tjera të jetës dhe përditshmërisë dhe të përqendroheni pikërisht në përfundimin e kësaj pune.

2. Përmirëson shëndetin e trurit

Në një studim të botuar në revistën “Neurology”, studiuesit studiuan 159 gra të moshuara për katër vjet dhe zbuluan se ato që krijuan art (duke pikturuar, duke bërë skulptura ose skicuar) kishin 79% më pak shanse që të zhvillonin dëmtime të aftësive njohëse të trurit. Stimulimi i qelizave të trurit përmes artit ruan funksionin e tyre.

3. Rrit vetëbesimin

Përfundimi i një projekti arti jep ndjesinë e përmbushjes. Pavarësisht nivelit të profesionalizmit, përfundimi i një vepre arti rrit vetëvlerësimin dhe vetëbesimin, sidomos te moshat e treta duke i bërë të ndihen produktivë.

4. Ndihmon të përpunoni emocionet

Kur jeni shumë të ngarkuar me emocione, ndjesi dhe nuk keni mundësi për të folur me dikë, atëherë thjesht pikturoni. Shprehni në pikturë atë që ndjeni në ato momente, pasi askush nuk gjykon nivelin tuaj të aftësive, por përpjekjen.

5. Ju bën më kreativë

Çlirimi i shpirtit artistik brenda jush është një hap pozitiv jo vetëm për pjesën e krijimtarisë, por edhe gjithë angazhimin që merr ky proces. Ju bëheni më kreativ, madje e ktheni në pasion duke investuar energji në këtë fushë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë