Vazhdimisht me moshën, pjesë të trupit tonë fillojnë të plaken. Mirëpo, disa pjesë të caktuara shfaqin shenja të plakjes më herët se që është e paraparë.
E kjo vije si pasojë e faktorëve të ndryshë, duke filluar nga ekspozimi i tepërt në diell e deri tek dehidratimi.
Zonat më ndjeshme ndaj rrudhave, që ju bëjnë të ndiheni sikurse jeni 40, apo 50 vjeç, e që plaken më shpejtë janë:
Duart
Këto pjesë të trupit i ekspozohen diellit gjatë gjithë kohës, duke mos e përjashtuar as stinën e dimrit. Nga ky ekspozim i tepërt, shfaqen edhe shenja të plakjes ende pa filluar plakja në të vërtetë.
Fytyra
Pa marrë parasysh moshën, shenjat dhe rrudhat në fytyrë nganjëherë janë të pashmangshme. Dielli është një faktor shtesë i cili vetëm sa mund ta përkeqësojë gjendjen.
Zona në qafë dhe gjoks
Lëkura e hollë e cila gjendet në këtë zonë është jashtëzakonisht e ndjeshmne ndaj rreze ultravjollcë. Prandaj, qëndrimi i tepruar në diell mund të shkaktojë shenja të rrudhjes./Familja Jonë