Mëmësia të ndryshon! Ndonëse kalon orë të tëra pa gjumë e ke brenga më të mëdha, asgjë nuk krahasohet me dashurinë dhe lumturinë që ta dhuron fëmija.
Këtë lumturi, e ka pasqyruar një fotografe përmes një sesioni të fotografive.
Fotografja, Vaida Merkevicute -Razmislavice, ka fotografuar gratë para dhe pasi janë bërë nëna. Këtë projekt e ka quajtur “Të bëhesh nënë” dhe ka arritur që të paraqes ndryshimet që ndodhin tek një grua, kur bëhet nënë. Sytë, e tyre në këtë projekt shprehin gjithë lumturinë e botës.
Fjalët janë të tepërta në këtë rast, prandaj shijoni këto fotografi. /Familja Jone