Një aksident trafiku mes dy automjeteve me tabela të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë se në aksidenti ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi” konkretisht Hani i Elezit -Kaçanik.
“Me datën 27.07.2023 në orët e paradites në autostradën “Arbën Xhaferi”, Hani i Elezit -Kaçanik ,ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete me tabela të Maqedonisë, ku si pasoj e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Rasti është trajtuar nga njësitet policore”, ka thënë Kelan
Policia e Kosovës apelon për kujdes të gjithë pjesëmarrësit në trafik.