Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenjat që tregojnë se dhimbjet gjatë menstruacioneve janë serioze

Ngërçet dhe dhimbjet e lehta të barkut janë gjëra që përjetohen nga pothuajse secila grua, për çdo muaj.

Por, menstruacionet me dhimbje të rënda nuk duhet të injorohen kurrë dhe mund të jenë shenjë e disa problemeve themelore shëndetësore.

periudhat e rënda dhe të dhimbshme, nuk duhet të injorohen kurrë dhe mund të jenë një shenjë e problemeve themelore shëndetësore, shkruan The Sun.

Sipas një studimi, nëntë nga 10 gra në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga dhimbje menstruale dhe mbi gjysma 57 për qind e tyre thonë se kjo ndikon në aftësinë e tyre për të punuar.

Këshilla standarde mjekësore është të merrni një qetësues dhe të prisni që të kalojë, por që shumë gra nuk e dinë është se përdorimi i disa medikamenteve mund të ndikojë në menstruacione, nga problemet me shëndetin e deri tek stresi.

Endometrioza dhe sindroma e vezores policistike (PCOS) janë disa nga arsyet më të zakonshme të dhimbjeve të rënda gjatë menstruacioneve.

Të dyja këto shkaktojnë çekuilibër hormonal të cilët nuk mund të kurohen, por simptomat mund të lehtësohen me trajtime të ndryshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë