Për kontributin dhe punën gjatë pandemisë Covid-19 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik me Medaljen Presidenciale të Meritave.
“Për angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizmin e dëshmuar gjatë pandemisë Covid-19”, thuhet në medaljen e ndarë nga Presidentja Osmani.
IKSHPK është institucioni me rolin kyç gjatë epidemive ose pandemive në vendin tonë duke u bazuar edhe në ligj. Gjatë pandemisë Covid-19 stafi i IKSHPK-së ka punuar me orar të zgjatur duke mbledhur mostra nga terreni dhe duke i analizuar ato në laboratorin mikrobiologjik.