Vullnetarët në Turqi kanë vendosur balona të kuq mbi rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, për të kujtuar fëmijët që vdiqën nën rrënoja, pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit.
Të udhëhequr nga fotografi Ogun Sever Okur, ata u ngjitën në rrënojat në Hatay dhe bashkëngjitën balona në tela metalikë që dilnin nga grumbujt e gërmadhave.
Rikujtojmë se mbi 46,000 njerëz kanë vdekur në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.