Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.
“Të hënën – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.” – thuhet në njoftimin e tyre.
Moti për tërë javën:
Parashikimi i Motit për pesë ditë (20-24 shkurt 2023)!
Mot kryesisht me diell dhe stabil!
Të hënën – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.
Të marten –Mot i ngjashëm , me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, në mesditë temperaturat minimale do të jenë më të ulëta për 4-6 gradë se dita e hënë,në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.
E mërkurë- Mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta , ndersa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.
E enjte- Mot me diell dhe vranësira më të theksuara se diten e merkurë. Temperaturat maksimale do të ulën për1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante.
E premte- Edhe dita e premte mbetet me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, përpos që minimalet do të rriten për 3 gradë , mdersa maksimalet mbeten të ngjashme.
Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperendimi e lehtë deri mesatare.