Një trup i bukur pa kilogramë të tepërt, është ëndërr e gjithsecilit. Por jo të gjithë, arrijnë të kenë një fizik të formuar. Kjo ndodh për shkak të mungesës së vullnetit për të kaluar orë të tëra në palestër.
Por janë disa ushtrime që ju mund t’i bëni në shtëpi, e që do u ndihmojnë të keni një trup tejet të formësuar. Natyrisht, edhe këto duhet t’i bëni çdo ditë.
Ky lloj i ushtrimit iu ndihmon që të keni një balancë më të mirë.
Shtrihuni në shpinë. Vendosni krahët përgjatë trupit dhe sigurohuni që këmbë të jenë drejt.
Ngrije shpinën dhe këmbët nga dyshemeja dhe mos lejo që të prekni atë.
Bëni këtë ushtrim për 15 deri në 20 herë.
Qëndroni në këtë pozitë duke e mbajtur vazhdimisht shpinën drejt.
Kur ngrini njërën këmbë, gjurin tjetër duhet ta mbani në dysheme.
Këtë ushtrim mund ta bëni nga 20 deri 25 herë për secilën këmbë.
Ju mund të përdorni edhe pesha shtesë për këtë ushtrim, në mënyrë që ta bëni më sfidues.
Shtrihuni në dysheme dhe vendosni duart përgjatë trupit. Pastaj përkulni gjunjët.
Fillo e lëvizni fundshpinën nga lart poshtë.
Përsëritni këtë ushtrim deri në 15 herë.
Ky lloj i ushtrimit quhet ‘plank’ dhe është tejet efikas për tërë trupin, veçanarisht për barkun dhe shpinën.
Shtrihuni në barkë dhe mbani gjithë peshën në bërryla dhe në gishtrinjtë e këmbëve.
Mbani këtë pozicion për aq kohë sa mund ta përballoni.