Të gjithëve na pëlqen të pushojmë në dush, veçanërisht pas një dite të lodhshme. Por, për fat të keq, nëse nuk pastrohet mirë, ekziston rreziku i akumulimit të mykut dhe gëlqeres. Këtu ju tregojmë se si ta largoni fare lehtë mykun dhe gëlqeren nga banjo në mënyrë natyrale.
Përbërësit e nevojshëm janë:
- Ujë i nxehtë
- Sode buke
- Uthull të bardhë
- Shishe me spërkatje (sprej)
- Furçë dhëmbësh
Procedura:
Fillimisht mbushni një kovë me ujë të nxehtë, kombinoni 2 lugë gjelle sodë buke dhe 2 lugë uthull të bardhë. Përzieni mirë me anë të një shkopi dhe më pas vendoseni tretësirën në një shishe me spërkatje, pasi e keni vendosur në shishe shkundeni mirë me duar dhe pastaj spërkateni sipërfaqen e dushit dhe pllakave ku ka gëlqere dhe myk.
Lëreni tretësirën të veprojë për disa minuta dhe më pas fërkojeni me furçë dhëmbësh. Pasi e keni fërkuar mirë gjithë hapsirën, lajeni me ujë të nxehtë dhe të bollshëm derisa të shpëlahet mirë. I gjithë myku dhe gëlçerja do të largohet dhe banjo juaj do të shkëlqej nga pastërtia.