Në bazë të disa hulumtimeve të bëra, siç duket njerëzit nuk kanë shumë informacione rreth simptomave të hmbjes së dëgjimit dhe se si ajo mund të ndikojë në të gjitha aspektet e shëndetit.
Një humbje dëgjimi mund të ndodhë papritur ose gradualisht por ndryshon nga shumica e paaftësive, pasi ajo është e padukshme. Kjo do të thotë se shpesh është e paparashikueshme dhe e pakuptueshme.
Humbja e dëgjimit mund të përshkruhet si kongjenital-e ose e fituar. Një humbje kongjenitale është ajo që duket shpejt pas lindjes. Një humbje e fituar është ajo që ndodh më vonë.
Rreth 360 milionë njerëz në botë vuajnë nga humbja e dëgjimit, ose thënë ndryshe 2 në 10 të rritur preken nga ndërlikimet që çojnë në humbje të dëgjimit.
Humbja e dëgjimit gjithashtu ndikon në shfaqjen e shqetësimeve të tjera që kanë të bëjnë me çrregullime të gjumit, humbje të ekuilibrit, si dhe paqëndrueshmëri.
Shkaqet e humbjes së dëgjimit
– Otosklerozë, që është një gjendje kur kockat e veshit rriten rreth veshit të mesëm; dhe
– Mbyllje pjesore ose totale e kanalit të veshit (e njohur si atresia).
Nëse ju intereson të dini se a keni shenja që ju mund të keni humbje dëgjimi atëherë, duhet të u përgjigjeni këtyre pyetjeve:
-A keni vështirësi dëgjimi në vendet ku ka shumë zhurmë?
-A e ngrini shumë zërin e televizorit?
-A i pyesni njerëzit shpesh që të përsërisin fjalët që ju thonë?.
Të dhënat e publikuara nga hulumtuesit, 295 nga 1000 familje kanë të paktën një nga pjesëtarët e tyre që vuan nga humbja e dëgjimit./Familja Jonë