Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Organizata “QIKA” kërkon heqjen TVSH-së për peceta menstruale

Me pankartën “Shteti po takson menstruacionet”, organizata “QIKA” është vendosur në hyrje të Qeverisë së Kosovës.

Duke hedhur peceta menstruale ato kanë kërkuar heqjen e TVSh-së për këto produkte.

Leonidë Molliqaj nga QIKA, tha në një adresim para mediave, se gratë e Kosovës shpenzojnë mesatarisht rreth 21 milionë euro në vit për blerjen e produkteve menstruale.

Sipas saj, prej tyre rreth 3 milionë euro shkojnë për TVSh-në.

“Kosova ka mbi 800 mijë vajza dhe gra ne popullatën e përgjithshme. Rreth 600 mi prej tyre i takojnë grup moshës 10 deri 54 vjeç. Nëse e llogarisim numrin total të grave qe kanë menstruacione me vlerën mesatare te shpenzimeve mujore qe është 3 euro, i bie që gratë e Kosovës shpenzojnë mesatarisht rreth 21 milionë euro në vit për blerjen e produkteve menstruale. Prej tyre rreth 3 milionë euro shkojnë për TVSh”, tha ajo.

“Blerja e produkteve menstruale është një barrë që rëndon mbi gratë padrejtësisht. Për shkak të kushteve të rënduara ekonomike, shume gra nuk mund të përballojnë blerjen e pecetave, tamponëve apo produkteve të tjera menstruale. Ne pamundësi të përdorimit të mjeteve të duhura, gratë detyrohen të përdorin materiale  pasigurta për shëndetin në mënyrë që të menaxhojnë menstruacionet”, tha tutje Molliqaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë