Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
84 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, 4 persona humbin jetën

Në 24 orë janë regjistruar 84 raste pozitive me Covid-19 në Shqipëri. Sipas ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona të prekur me Covid-19.

Ndërkohë në të gjithë vendin janë kryer 796 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 84 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 28 raste në Tiranë, nga 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 7 raste në Kukës, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Mirditë, nga 2 raste në Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Korçë, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Divjakë, Malësi e Madhe.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 69 vjeçar nga Shkodra, 71 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar dhe 79 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, i shprehim ngushëllimet familjarëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë