Sht, Kor 20, 2024
Banner Top
Banner Top
61 të shëruar dhe vetëm një rast pozitiv në Kosovë

Janë shëruar edhe 61 persona nga koronavirusi në Kosovë, teksa është konfirmuar vetëm një rast pozitiv.

Lajmin e ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

“Sot më 08 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar një (1) rast.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Prishtinës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Prishtinë).

Sot më 08 maj 2020, janë shëruar 61 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot 622 raste”, thuhet në njoftim./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë