Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
5 Maji, Dita Botërore e Higjienës së Duarve

Dita Botërore e Larjes së Duarve u organizua për herë të parë në 15 Tetor të vitit 2008
nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si dhe Filiali i saj Fondi i Fëmijëve UNICEF.
Kjo iniciativë u përkrah nga një sërë qeverish, institucionesh ndërkombëtare,
organizatash të shoqërisë civile, OJF-ve, ndërmarrjeve private dhe individëve në të gjithë
botën.


Në vitin 2008, në ditën Dita Botërore te Larjes së Duarve, mbi 120 milionë fëmijë, në
mbi 70 vende të botës, lanë duart e tyre me sapun, ndërsa këtë vit parashikohet që miliona
fëmijë në të pesë kontinentet, në këtë ditë do të përcjellin mesazhin “Laji duart, shpëto
jetë” për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e popullatës lidhur me këtë masë të
rëndësishme mbrojtëse higjienike.


Higjiena e drejtë dhe e rregullt e duarve është mënyra më e mirë, më e thjeshtë dhe më e
lirë e pengimit të rritjes së numrit të sëmundjeve infektive të cilat, në radhë të parë,
transmetohen me duar të papastra.

Youtube

Arkiva

Kategoritë