Die, Maj 16, 2021
Banner Top
Banner Top
4 fazat e shërimit nga trauma emocionale

Shërimi nga trauma emocionale, është një prej gjërave më të vështira me të cilën mund të përballet një person. Kur dikush është i abuzuar emocionalisht për një periudhë të caktuar, trauma lë plagë të thella që vështirë shërohen.

Më poshtë mund t’i lexon katër fazat e procesit të rikuperimit nga një traumë emocionale:

Thyerja

Sistemi nervor thyhet kur është i mbi-stimuluar nga emocionet.  Ndjesia mund të përshkruhet si: shok total.

Nëse jeni duke vuajtur nga trauma, nuk duhet në asnjë mënyrë që të merrni një vendim përpara se truri të funksionojë si duhet.

Rikthimi i emocioneve

Në mënyrë që të shëroheni prej traumës, ju duhet të lejoni që emocionet të ju rikthehen – sa më shumë që ndjeni aq më shpejtë do shëroheni.

Shumë njerëz preferojnë që të bëjnë terapi psikologjike kurse të tjerët preferojnë që të flasin me familjarët dhe shoqërinë. Sidoqoftë, një prej hapave drejt shërimit është patjetër biseda rreth këtyre emocioneve.

Veprime konstruktive

Ju duhet të merrni vendime, pavarësisht nëse janë ato të mëdha apo të vogla. Kur merrni vendime, do të filloni të ndjeni kontroll ndaj emocionev etuaja.

Riintegrimi

Pasi kanë kaluar tre fazat më lartë, ju do të jeni të gatshëm të shëroheni tërësisht nga trauma. Pasi cdo gjë ka pëfunduar, jo do të jeni më të fortë./FamiljaJone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë