Sht, Kor 20, 2024
Banner Top
Banner Top
37 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shërohen edhe 21 pacientë

Janë konfirmuar edhe 37 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Lajmin e bëri të ditur IKSHPK-ja.

“Sot më 20 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 353 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e shtatë (37) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste me vendbanim në Lipjan, tetë (8) raste me vendbanim në Pejë, gjashtë (6) raste me vendbanim në Prishtinë, pesë (5) raste me vendbanim në Skorobishtë-Prizren, katër (4) raste nga Komuna e Podujevës (sipas vendbanimit: dy (2) raste Podujevë dhe dy (2) raste Pollatë), dy (2) raste nga komuna e Zubin Potokut dhe nga një (1) rast vendbanimet: Pjetërshticë-Shtime, Stubëll-Viti dhe Zveçan”.

Tutje është bërë e ditur se janë shëruar edhe njëzet e një pacientë.

“Sot më 20 prill 2020, janë shëruar edhe njëzet e një (21) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e njëzet e tre (123)”./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë