Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Lika, ka rezultuar pozitiv pas testit të bërë për COVID-19.
Lajmin për infektimin e Likajt e bëri të ditur vetë ai, përmes një postimi në faqën e tij në Facebook.
Ja postimi i plotë:
“Të dashur qytetarë,
Ju njoftoj se kam dalë pozitiv me COVID-19.
Fatmirësisht po ndihem mirë dhe po përpiqem që të punoj nga shtëpia, ku po qëndroj në vetizolim.
Tejkalimin e kësaj sfide, po ma lehtëson kujdesi i familjes dhe interesimi i miqve dhe dashamirëve, të cilët i falënderoj.
Shpreh mirënjohje për punonjësit shëndetësorë, të cilët edhe pse të stërngarkuar me punë, duke u ballafaquar me rrezikun ndaj shëndetit, po punojnë me zell dhe përgjegjësi për qytetarët e Kosovës.
Virusi është realitet dhe kërkon vetëdije të lartë qytetare, prandaj, ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj, të afërmve tuaj dhe të gjithë njerëzve.
Vetëm të bashkuar në respektim të masave për mbrojtje nga COVID-19, ja dalim ta fitojmë luftën me virusin, ndihmojmë punonjësit shëndetësorë dhe i kontribuojmë shtetit tone” , shkroi ai në Facebook.












