Sht, Tet 12, 2024
Banner Top
Banner Top
3 dhjetori – Dita Ndërkombëtare për Persona me Aftësi të Kufizuara

Data 3 dhjetor është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Kjo ditë është caktuar nga OKB-ja për ngritjen e vetëdijes për personat me aftësi të kufizuara, që nga viti 1992.

Përmes kësaj dite tentohet të ngrihet vetëdija për të kuptuar më shumë lidhur me sfidat që kanë këta persona si dhe tenton që të bëjë të tjerët të kuptojnë që personat me aftësi të kufizuar duhet trajtuar me dinjitet.

Por cili është historiku i kësaj date?

Në vitin 1976, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, vendosi vitin 1981 si ‘Viti Ndërkombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara”. Qëllimi ishte që të bëhet një plan ndërkombëtar, në mënyrë që të ngrihet vetëdija mbi mundësitë që kanë këta persona.

Atë vit motoja ishte “Pjesëmarrje e plotë dhe mundësi të barabarta”, duke definuar kështu që çdo person me aftësi të kufizuara duhet të ketë mundësi të barabarta që të jetë pjesë e shoqërisë.

Që nga ajo kohë çdo vit ka një moto tjetër. Këtë vit qëllim është promovimi i personave me aftësi të kufizuara që kanë aftësi prej lideri./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë