Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Shërohet nga Covid 19 Dr. Visar Zekaj

Dr. Visar Zekaj – Internist/Gastroenterolog i cili ishte në vetëizolim, duke u trajtuar pasi rezultoi Pozitiv me Covid 19, tashmë është shëruar.
Këtë Dr. Zekaj e ka bërë të përmes faqës së tij në Facebook.

Miq të mi të dashur!

Pas përballjes tri javore me Covid 19, sot jam njoftuar se jam NEGATIV për SARS CoV 2.

Nga data 25 qershor deri 1 korrik kisha disa raste të dyshimta të infektuara për çka më vonë rastet e dyshimta u konfirmuan pozitive për SARS CoV 2.
Nga data 3 korrik filluan te unë simptoma klinike si lodhje e përgjithshme, kokëdhimbje, dhimbje qafe, që pas dy ditësh u pasuan me kollë të thatë. Me datë 6 korrik së bashku me dr Halit Bujupi shkuam në Qendrën emergjente të QKUK-së, ku takuam mikun tim të vjetër dr Arbër Hamiti ku bëra analizat hematologjike dhe biokimike e poashtu realizova një grafi të mushkërive në të cilën u vërenë ndryshime në dy fushat mushkërore, për çka edhe u testova për SARS CoV 2. Të nesëmen më kontaktuan nga IKSHPK ku mu konfirmua se isha pozitiv për SARS CoV 2. Në shoqërinë e dr Halitit shkuam në Pulmologji ku takuam dr Shpetim Thaqi me të cilin u konsultuam për mënyrën e trajtimit dhe ramë dakort që të marr terapi parenterale si: sol. NaCl 0.9%,100.0+amp. Ceftriaxon 2.0 gr +amp. Urbason 40 mg në ora 9 mëngjes dhe sol. NaCl 0.9%,100.0+ amp.Ceftriaxon 2.0 gr në mbrëmje për 12 ditë, duke mbështetur me tab. Azitromicin 500 mg 1×1 për 6 ditë, pastaj vazhduam me tab. Levofloxacin 500 mg për 5 ditë për të vazhduar me tab. Cefixim 1×1, caps. Talvosilen forte 500/30 mg 3×1, eff. Vitamin C 1.0 gr 3×1, tab. Vitamin D 2000 1×1. Poashtu duke bërë edhe inhalime dy herë në ditë. Gjatë kësaj kohe kisha edhe dhimbje në pjesën e sipërme të barkut të cilat pastaj shoqëroheshin me barkqitje ujore deri 4-5 herë brenda ditës me humbje oreksi.
Në ditën e 8 të trajtimit përsërita grafinë ku ndryshimet në anën e djathtë ishin tërhequr por kishte ndryshime në të treten e poshtme majtas, që në ditën e 13 këto ndryshime ishin zvogëluar por ishin akoma prezente.
Periudha e vetizolimit ishte më e vështirë, por dr Haliti më ka qëndruar afër gjatë gjithë kohës dhe është përkujdesur për marrjen e terapisë parenterale, poashtu edhe dr Liridon Bujupi i cili ka qëndruar afër meje gjatë kësaj periudhe, duke ardhur dhe duke u përkujdesur gjatë kohës sa nuk ishte dr Haliti (angazhimet e tij në punë). Në disa raste ka ardhur edhe Hajriz Bylykbashi për të më vendosur infuzione.
Dëshiroj të falenderoj të gjithë personat të cilët më kanë thirrur, shkruar dhe komunikuar në forma të ndryshme duke më dhënë në këtë mënyrë përkrahje të madhe. Por falenderimet më të mëdha i takojnë personave që ishin afër meje gjatë gjithë kohës si Dr. Halit Bujupi, dr Liridon Bujupi, dr Shpëtim Thaqi, dr Arbër Hamiti, Fisnik Berisha, Hajriz Bylykbashi.
Në këto raste mbështetja e miqve është e domosdoshme për ta përballuar më lehtë situatën.
Përballja ime me virusin ishte e tillë e rëndë dhe mjaft komplekse, andaj kërkoj nga të gjithë që të ju përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, të mbajnë maska, të mbajnë distancë fizike, të mbajnë pastërtinë.
Këto masa vërtetë ju lehtësojnë jetën.
Faleminderit!

Youtube

Arkiva

Kategoritë