Mër, Nën 6, 2024
Banner Top
Banner Top
22 të shëruar dhe 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Janë konfirmuar 4 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, teka numri i të shëruarve është 22.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

“Sot më 04 maj 2020 janë testuar gjithsej 254 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej katër (4) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rekë) dhe me nga një rast vendbanimet: Rahovec dhe Zhur-Prizren.

Sot më 04 maj 2020, janë shëruar 22 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 403 raste”, thuhet në njoftim./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë