Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
19 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 19 raste të reja të infektimit me coronavirus.

Gjatë kësaj periudhe, MSh bën të ditur se janë kryer 723 testime, ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 415.

Në 24 orët e fundit, MSh njofton se janë dhënë 126 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit bëhet e ditur se janë administruar 1.825.885 doza të vaksinës.

Arkiva

Kategoritë