173 operacione janë kryer në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës gjatë muajit që lamë pas.
Në raportin e publikuar nga spitali për muajin prill janë regjistruar 1 mijë e 167 pacientë të hospitalizuar ( 81 kirurgji , 38 ortopedi , 42 urologji, 8 orl, 17 oftalmo , 126 gjinekologji , 147 obstetrikë , 131 neonatologji , 114 pediatri , 220 interno , 51 infektivë , 21 neurologji , 16 psikiatri ,123 pulmologji , 12 kujdes intensiv dhe 20 njësi koronare) dhe janë kryer 128 lindje (69 djem dhe 59 vajza).
Tutje në raport gjithashtu bëhet e ditur se kanë qenë 7 mijë e 925 shërbime ambulantore, 151 shërbime CT, 1 mijë 316 shërbime Ro-kabinet dhe 165 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me rehabilitim.
Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në laborator ka qenë 2 mijë e 469.













