Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
166 raste të reja me Covid-19 dhe 4 viktima në Maqedoninë e Veriut

4 viktima dhe 166 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Viktimat janë nga mosha 58 deri në 77 vjeçare. Sa iu përket rasteve të reja, sërish më shumë të infektuar ka në Shkup, 41, në Shtip 23, Kumanovë 17, Gostivar 15, Tetovë 12, Makedonski Brod 10 dhe Strugë 7.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 185 pacientë, shumica nga Shkupi, Shtipi e Kumanova. Nga ana tjetër sa iu përket rasteve aktive në Komunat e Shkupit, Çairi mbetet më i prekuri me 170 raste aktive, komuna Aerodrom me 156,Gazi Baba me 139,Kisela Voda me 149, komuna Qendër me 120 aq sa ka edhe komuna e Karposhit, si dhe me 111 raste aktive është komuna e Shuto Orizares.

Ndërkaq atje numri i rasteve aktive është 3675. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nga tjetër ka tërhequr vërejtjen e qytetarëve se shazllonet nëpër plazhe shumë lehtë zëvendësohen me krevate në spital.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Covid-19 pasi ditëve të fundit plazhet në Strugë e Ohër janë përplot me qytetarë të cilët nuk ruajnë as distancën dhe nuk respektojnë asnjë masë për mbrojtje.

Arkiva

Kategoritë