12 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (83, 79, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (65, 64 vjeç), Podujevë 2 raste (76, 65 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Skenderaj 1 rast (88 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 96.212 raste nga 462.166 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.960 raste të vdekjes.













