Mar, Qer 30, 2026
Banner Top
Banner Top
Zemaj: I kërkova Ambasadorit të Kosovës në Maqedoni të Veriut të adresojë shqetësimet sa i përket lëvizjes së njerëzve

Ministri i Shëndeëtsisë, Armend Zemaj, ka thënë që i ka shprehur shqetësimet Ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, për vendimin që shteti fqinj e ka dhënë sa i përket qarkullimit të qytetarëve të Kosovës.

“Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.
Përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, kam shprehur shqetësimin për këtë veprim të nxituar dhe kam kërkuar që të evitohen barrierat e vlerësimit dhe angazhimit dy palësh të situatës epidemiologjike dhe lëvizjes së lirë.
I kërkova ambasadorit që të adresoi tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetërorë me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër virusit korona”, ka shkruar Zemaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë