Hën, Pri 13, 2026
Banner Top
Banner Top
“Vullnetarëve nuk po ju shihet fytyrat – fytyra e vërtetë është humanizmi”

Zyrtari nga Ministria e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka shkruar në Facebook për vullnetarët.

“Vullnetarët

Nuk po ua shihni fytyrat. Por, fytyra e tyre e vërtetë është humanizmi. Janë grupi i vullnetarëve të angazhuar për të ndihmuar institucionet në menaxhimin e karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, duke u përkujdes për mirëqenien e mbi 300 qytetarëve të vendosur në këtë qendër.
Ata, sfidojnë rrethanat, kanë mposhtur frikën dhe i shërbejnë qytetarit, familjes dhe shtetit të vet në këtë kohë të vështirë. Dhe, nuk janë pak. Rreth 250, deri tash… Shumë prej tyre janë në veprim: Në IKSHPK, në Klinikën Infektive, në Viti, në Han të Elezit, në Prishtinë, në Pejë, kudo ku e kërkon nevoja…”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor
Image may contain: one or more people

Youtube

Arkiva

Kategoritë