Die, Pri 5, 2026
Banner Top
Banner Top
Vitia: Situata në institucionet shëndetësore është shumë e rëndë, masat i ndihmojnë procesit të vaksinimit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se situata me Covid-19 është shumë e rëndë, sidomos në institucionet shëndetësore, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë vendimi për masa të reja ka qenë i domosdoshëm. Vitia në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave ka thënë se varianti britanik është duke u përhapur më të madhe dhe është më i rrezikshëm.

Vitia është shprehur se masat e reja do t’i ndihmojnë fazës së vaksinimit, duke shtuar se edhe shumë shtete tjera evropiane kanë vepruar njëtë duke kufizuar masat dhe vaksinimin si masë për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Situata është shumë e rëndë sidomos në institucionet shëndetësore. Varianti britanik është shumë i përhapur dhe shumë më i rrezikshëm që prek më shumë të rinjtë, e të cilët pritet të jenë grupi i tretë i vaksinimit. Masat e reja kanë qenë të nevojshëm tash kur ka filluar dhe vaksinimi. Ngjashëm kanë vepruar edhe vendet tjera edhe pasi kanë filluar vaksinimin. Masat e reja e kompletojnë procesin e vaksinimit i cili është në procesin fillestar”, tha Vitia.

Ai ka thënë se Qeveria është duke punuar për të siguruar vaksina.

“Qeveria po punon pa ndërprerë që të sigurojë vaksina, e kuptojmë kritikën që masat mund të jenë në dëm të ekonomisë por jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e këtyre sektorëve ashtu siç është paraparë Ministria e Financave ka përgatitur masat për ruajte. e shëndetit të ekonomisë”.

E sa i përket qarkullimit të disa lajmeve se do të mbërrijnë disa vaksina me çmim 15 euro ai ka thënë se ky është një lajm i rremë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë