Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Veprime që dëmtojnë veshkat

Veshkat, janë qenësore për funksionimin normal të organizmit, pasi një prej detyrave kryesore të tyre është filtrimi dhe nxjerrja jashtë e ‘mbeturinave’ të trupit.

Por janë disa veprime që i bëjnë në përditshmëri, e që i dëmtojnë veshkat:

Alkooli

Alkooli dëmton veshkat dhe mëlçinë, për shkak të toksinave që përmban.

Kafeja

Edhe konsumimi i tepërt i kafesë dëmton në masë të madhe veshkat. Futja e tepruar e kafeinës rritë sekretimin e kalciumit në urinë dhe kjo gjë mund të shkaktojnë gurë në veshka.

Dehidratimi

Kur nuk konsumoni sasi të nevojshme të ujit, veshkat nuk mund t’i eleminojnë toksinat dhe nëse kjo gjë vazhdon për një periudhë më të gjatë, veshkat dëmtohen rëndë.

Duhani

Përveç shumë dëmeve të tjera që vijnë nga konsumi i duhanit – edhe veshkat mund të dëmtohen seriozisht.

Kripa

Sasia e madhe e kripës, dëmton veshkat kjo pasi kur ju ushqeheni me ushqime të kriposura, veshkat janë të detyruara të rrisin aftësinë e tyre për t’i nxjerrë ato jashtë. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë