Sot është ndarë nga jeta infermierja Vjollca Berisha, pas infektimit me koronavirus.
Vjollca vdiq në moshën 65-vjecare, tri ditë para pensionimit, ku një pjesë të jetës së saj (më shumë se 45 vite) e kaloi duke iu shërbyer pacientëve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.
Ajo vdiq pas infektimit nga koronavirusi, ku, megjithë përpjekjet e stafit shëndetësor, ajo nuk arriti t’i mbijetonte atij.
Ishte pikërisht Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës që e bëri të ditur vdekjen e infermierës, përmes një postimi në Facebook.
Ndahet nga jeta Infermierja Vjollca Berisha,
Vjollca Berisha (1955-2020) në spital të gjithë kemi thirre me emrin motra Voca, sot u nda nga jeta tre dite para pensionimit. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë punoj me shume se 45 vite, duke qene çdo here afër pacientave .
Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, motra Voc nuk e fitoi betejën me këtë virus të rrezikshëm.
Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë e saj, për punën e palodhshme, ishte shume e nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe shume e dashur për pacientët.
Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve
Ju rikujtojmë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim“, ishte reagimi i plotë i spitalit për vdekjen e infermierës













