Sht, Qer 13, 2026
Banner Top
Banner Top
Vdes nga koronavirusi imami Hajrullah Hoxha

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur imami Hajrullah Hoxha, si pasojë e infektimit me COVID-19.

BIK gjithashtu ka njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme, në komunën e Drenasit.

Njoftojmë miqtë, kolegët dhe gjithë dashamirët se varrimi i hoxhës Hajrullah ef. Hoxha, do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme, në kohën e namazit të ikindisë. Po ashtu, ju njoftojmë se Hajrullah ef. Hoxha ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, andaj ju njoftojmë të gjithëve se varrimi i tij do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, si dhe nuk do të ketë të pame të organizuar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, numri i viktimave nga coronavirusi në Kosovë ka arritur në 1 mijë e 16

Youtube

Arkiva

Kategoritë