Die, Qer 14, 2026
Banner Top
Banner Top
Vdes në Spitalin e Pejës një i burgosur – i njëjti ishte dënuar për vrasje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 23:30 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka vdekur i burgosuri me inicialet H.B, i lindur në vitin 1942.

“I burgosuri, rreth orës 16:50 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore në Repartin e Kirurgjisë, i njëjti ka ndërruar jetë. H.B po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale “vrasje”.

Trupit të pajetë është duke iu bërë autopsia për t’u verifikuar shkaqet e vdekjes. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë