Mar, Maj 11, 2021
Banner Top
Banner Top
Ultrazëri që mundëson diagnostifikimin më të lehtë të sëmundjeve të mushkërive, së shpejti edhe në Prishtinë

Pulmologu i njohur, Flamur Marku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka prezantuar një teknologji të re që diagnostifikon më lehtë sëmundjet e mushkërive.

Sipas Markut, kjo teknologji, tashmë e ardhur edhe në Kosovë, ua mundëson mjekëve të jenë në hap në zhvillimet e fundit teknologjike në fushën e mjekësisë.

“Teknologjia më e re, e cila është një hap para në diagnostikimin e sëmundjeve të mushkërive.

Ky është ultrazëri më i fundit i cili na mundëson të jemi në hap me kohen”, shkroi ai në Facebook.

Një mjet i tillë Marku premton që shumë shpejt do të jetë në përdorim edhe në Prishtinë.

Arkiva

Kategoritë