Mutacionet në gjenet BRCA1 dhe BRCA2 lidhen drejtpërdrejt me një rrezik të shtuar për zhvillimin e kancerit të gjirit, vezoreve dhe formave të tjera të karcinomës, veçanërisht tek gratë me histori familjare të sëmundjes. Testimi për këto gjene ka rëndësi të veçantë jo vetëm për parandalimin, por edhe për marrjen e vendimeve të rëndësishme në lidhje me trajtimin, ndërhyrjet profilaktike dhe për testimin e anëtarëve të tjerë të familjes.
Pinea Medical Center sjell për herë të parë në vend dhe në rajon testin BRCA1/2, duke ofruar teknologji të avancuar, interpretim klinik të personalizuar dhe qasje profesionale nga ekipi i saj i specializuar.
Testimi rekomandohet për gratë me histori familjare të kancerit të gjirit ose vezoreve, pacientet e diagnostikuara me kancer në faza të hershme dhe për ato që dëshirojnë të kuptojnë rrezikun e tyre gjenetik.
Rezervimi i këtij testi mund të jetë një hap vendimtar për të kuptuar më mirë rrezikun personal dhe për të ndërmarrë masa të informuara në kohë.