Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Tentoi t’i shmanget policisë, arrestohet i dyshuari që po trafikonte 11 kg substancë narkotike

Këtë të martë Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Llovcë të Gjilanit, të cilit i janë gjetur në veturë rreth 11 kilogramë kanabis.

Sipas raportit të Policisë, vetura me të vërejtur zyrtarët policorë ka tentuar të shmanget, ku gjatë largimit ka goditur njërin prej zyrtarëve policor, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Nga zyrtarët e njësisë kufitare është arritur të ndalohet vetura, të cilën e ngiste i dyshuari E.A., m/k (viti i lindjes 2001). Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme rreth 11 kg”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Nga Njësiti i Trafikimit me Narkotikë, në konsultim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime hetimore duke kryer kontroll në dy shtëpi të banimit, ku nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë, kurse është identifikuar edhe një person tjetër i dyshuar i cili gjendet në kërkim policor.

Youtube

Arkiva

Kategoritë