Mar, Pri 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto janë të mirat shëndetësore që ofron lakra e kuqe

Lakra e kuqe, sikur ajo e bardha ofron shumë të mira shëndetësore.

Ajo është e mbushur me antioksidant si dhe vlera të tjera ushqyese që ndihmojnë kundër dëmtimit të qelizave njerëzore.

Kjo lakër ndihmon kundër inflamacioneve, të cilat janë shkaktare të shumë sëmundjeve.

Lakra e kuqe ndihmon shëndetin e mirë të zemrës, pasi që është e mirë kundër tensionit të lartë të gjakut.

Kjo perime përmban kalcium, mangan e zink, të cilat ndihmojnë fortësinë e eshtrave.

Lakra e kuqe përmban shumë fibra, të cilat ndihmojnë gjithashtu tretjen e ushqimit. Për shkak që përmban pak kalori, kjo lakër është e mirë të konsumohet kur dikush dëshiron të humbë peshë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë