Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Studimi britanik – Telefonat inteligjentë i kanë bërë njerëzit më dembelë

Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që njerëzit të jenë të varur nga telefonat inteligjentë.

Përtacia për shkak të këtij zhvillimi të shpejt është rritur nga njerëzit në botë, dhe çfarë është më e keqja, pasiviteti është një nga nxitësit më të mëdhenj të kushteve të rrezikshme për jetën si diabeti i tipit 2 dhe kanceri.

Një studim që ekzaminon nivelet e të qëndruarit ulur midis të rriturve, gjeti një rritje prej 22 për qind në Mbretërinë e Bashkuar midis 2002 dhe 2017, shkruajnë mediat e huaja.

Në mesin e fqinjëve të afërt me popullsi të madhe, në Francë u pa rritje më e madhe e të qëndruarit ulur – duke kaluar katër orë e gjysmë ose më shumë në ditë ulur – me 17.8 për qind, e ndjekur nga një rritje prej 7.4 për qind në Gjermani, 3.9 për qind në Spanjë, dhe vetëm 0.2 për qind në Itali. Mesatarja u rrit me rreth tetë për qind në të gjithë Evropën në tërësi.

Hulumtimet e mëparshme në vitin 2016 kanë vlerësuar se ka pasur 230,000 vdekje në Evropë çdo vit që i atribuohen kohës së uljes, afërsisht 4.4 për qind e të gjitha vdekjeve, shkruan The Telegraph.

Ndërkohë, ekspertët kanë llogaritur shifrën për Britaninë të jetë 70,000 vdekje në vit, 12 për qind e totalit. Studimi i ri tregoi gjithashtu se gjinia ndikon ndjeshëm në nivelet e të qëndruarit ulur – pa lëvizje, me 52.2 për qind të burrave në të gjithë Evropën ulur për më shumë se katër orë e gjysmë në ditë në krahasim me 49.5 për qind të grave.

Të botuar në revistën BCM Public Health, autorët argumentojnë se qeveritë do të kishin më shumë sukses në luftimin e stileve të jetesës jo të shëndetshme nëse ato do të theksonin rreziqet e kalimit të një kohe shumë të gjatë ulur, veçmas nga inkurajimi i njerëzve për të shkuar në palestër.

Vitin e kaluar, një studim i pronarëve të smartphone në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se, mesatarisht, njerëzit kalojnë tre orë dhe 25 minuta në telefonat e tyre çdo ditë, 52 minuta nga të cilat harxhohen në mediat sociale. Autorët paralajmërojnë se pasi që sasia e kohës së kaluar për t’u ulur u përcaktua nga pjesëmarrësit që përshkruan një ditë tipike, ky studim mund të nënvlerësojë mbizotërimin e vërtetë të të qëndruarit ulur në të gjithë Evropën.

Megjithëse të dhënat e reja janë për të rriturit, tendencat që ai zbulon ka të ngjarë të zbatohen edhe për fëmijët. Hulumtuesit kanë thënë më parë se koha e shpenzuar e fëmijëve duke shikuar televizor, telefona inteligjentë dhe tabletë duhet të kufizohet në 90 minuta në ditë për t’i ndaluar ata nga shtimi në peshë.

Ndryshe, IPhone i parë doli në shitje në Evropë në vitin 2007.

Arkiva

Kategoritë