Enj, Maj 22, 2025
Banner Top
Banner Top

Sot përfundon faza e fundit e kontrolleve sistematike shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të realizuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ky proces, i cili ka qenë një angazhim i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, synon të sigurojë një gjendje optimale shëndetësore për të gjithë zyrtarët policorë.

UD – drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari , së bashku me dr. Lindita Kajtazi – Drejtore e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore – Policia e Kosovës kanë vizituar nga afër objektin e Mjekësisë Sportive, ku aktualisht po zhvillohen kontrollet sistematike për policët e Kosovës.

Kontrollet sistematike janë një pjesë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor për Policinë e Kosovës dhe përfshijnë vlerësime të përgjithshme mjekësore, teste laboratorike, dhe ekzaminime të tjera specifike sipas nevojës. Vizita e drejtorit nënvizon rëndësinë e këtij procesi dhe përkushtimin e QKUK-së për të ofruar shërbime cilësore për institucionet publike dhe punonjësit e tyre, duke falënderuar të gjithë stafit mjekësor dhe Policisë së Kosovës për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkushtimin gjatë gjithë këtij procesi.

Suksesi i kësaj faze shënon një hap tjetër drejt avancimit të shëndetit dhe sigurisë në shërbim të qytetarëve!

Youtube

Arkiva

Kategoritë