Hën, Qer 15, 2026
Banner Top
Banner Top

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se për shkak të renovimeve që po bëhen në Qendrën e Hemodializës, shërbimet për pacientët që janë pjesë e programit të hemodializës do të ofrohen përkohësisht në qendrat e hemodializës më të afërta me vendbanimin e tyre.

Sipas njoftimit të Klinikës së Nefrologjisë, ky organizim është ndërmarrë për të siguruar vazhdimësinë e trajtimit.

“Kjo është bërë me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së trajtimit dhe ruajtjes së standardeve të larta të kujdesit shëndetësor, pa asnjë ndërprerje të shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për hemodializë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, sistemimi i pacientëve në qendrat përkatëse është realizuar sipas planifikimit të stafit profesional dhe në koordinim me institucionet shëndetësore.

QKUK ka bërë të ditur se pas përfundimit të punimeve renovuese dhe krijimit të kushteve optimale për ofrimin e shërbimeve, aktiviteti i hemodializës do të rikthehet në Qendrën e Hemodializës pranë këtij institucioni.

Youtube

Arkiva

Kategoritë