Më 1 dhjetor në tërë botën shënohet Dita Botërore kundër HIV AIDS, ditë kjo e cila kalon duke e informuar popullatën për rreziqet që vijnë nga kjo sëmundje.
Arsyeja se pse kjo ditë shënohet edhe në Kosovë është që të thirret për kontribut në parandalimin e kësaj sëmundjeje te të gjithë personeli shëndetësor, menaxherët eprogramit HIV dhe liderët e komunitetit.
Në botë, në fund të vitit 2019, 38 milionë njerëz ishin të infektuar me HIV, ndërsa nga kjo sëmundje kanë vdekur 33 milionë persona.
“Llogaritet se rreth 62% të infeksioneve të reja në mbarë botën i takojnë grup moshave 15-49 vjeç dhe grupacioneve të veçanta (narkomanët, punëtorët e seksit, transgjinorët, të burgosurit, meshkujt që kanë seks me meshkuj). Infeksioni me HIV është i pashërueshëm. Megjithatë, terapia efikase antiretrovirale mund ta kontrollojë virusin dhe të ndihmojë parandalimin e bartjes së infeksionit tek njerëzit tjerë”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Që nga viti 1968 e deri më tani, në Kosovë janë shënuar 132 raste me HIV AIDS, ku 51 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje.













