Astma është një gjendje në të cilën rrugët e frymëmarrjes ngushtohen dhe fryhen duke prodhuar mukus shtesë.
Astma e vështirëson frymëmarrjen dhe provokon të kolla. Për disa persona astma është një problem minor, por për të tjerët kjo sëmundje i pengon në aktivitetet ditore.
Kjo sëmundje nuk mund të kurohet, por simptomat mund të kontrollohen.
Simptomat e astmës, ndryshojnë nga njëri person në tjetrin.
Shenjat më të shpeshta të astmës janë:
Vështirësi në frymëmarrje
Shtrëngim në gjoks
Vështirësi për të fjetur për shkak të kollës/Familja Jone