Enj, Kor 2, 2026
Banner Top
Banner Top

Një studim i ri ka zbuluar se një krah i pozicionuar në mënyrë jo të duhur gjatë matjes së presionit të gjakut, qoftë në shtëpi ose në zyrën e mjekut, mund të rezultojë në lexime që janë “dukshëm më të larta” sesa kur krahu është në pozicionin e rekomanduar: i mbështetur siç duhet në një tavolinë, me ngjitësen e vendosur në nivelin e zemrës.

Një krah i vendosur në mënyrë jo të duhur gjatë matjes së presionit të gjakut mund të çojë në një diagnozë të gabuar të hipertensionit, i cili, sipas ekspertëve, mund të rezultojë në trajtim të panevojshëm.

Studimi, i botuar në revistën JAMA Internal Medicine, zbuloi se krahu që mbështetet në prehër gjatë matjes mund të bëjë që leximi i presionit të gjakut sistolik të mbivlerësohet me 3.9 mm Hg dhe leximi diastolik me 4 mm Hg. Nëse krahu varet, leximi sistolik mund të mbivlerësohet me 6,5 mm Hg dhe ai diastolik me 4,4 mm Hg.

Presioni i gjakut matet në milimetra merkur (mm Hg), dhe përbëhet nga dy numra, leximet e sipërme (sistolike) dhe të poshtme (diastolike). Një person konsiderohet të ketë presion të lartë të gjakut ose hipertension nëse leximet janë vazhdimisht 130/80 ose më të larta.

Shkencëtarët shkruan se ka disa arsye fiziologjike pse një krah i pozicionuar në mënyrë jo të duhur mund të shkaktojë një tregues gabimisht më të lartë të presionit të gjakut.

Youtube

Arkiva

Kategoritë