Die, Qer 14, 2026
Banner Top
Banner Top
Shëndeti mendor prioritet, Këshilli për Demokraci drejtuar nga presidentja Osmani me buxhet mbi këtë pikë

Nën drejtimin e presidentes, Vjosa Osmani, Këshilli për Demokraci ka mbajtur një takim në të cilin është trajtuar çështja e shëndetit mendor.

Me këtë rast, u bë e ditur se ky fenomen shqetësues është me rëndësi jetike ndaj nga viti i ardhshëm pritet që kjo çështje të trajtohet me prioritet edhe me buxhet special.

Presidenca ripohoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për shoqatat dhe organizatat që fokusohen në çështjet e shëndetit mendor, duke pranuar rolin e tyre të domosdoshëm në ofrimin e kujdesit, avokimit dhe ndërgjegjësimit.

Takimi mblodhi së bashku përfaqësues nga institucionet, organizatat e shoqërisë civile që merren me shëndetin mendor dhe akterë të tjerë, të ndërlidhur me këtë temë.

Bashkëngjitur gjeni një pjesë të fjalimit, mbajtur gjatë takimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë