Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Sfida e re e TikTok-ut i bën për spital tre adoleshentë

Sfidat që po zhvillohen në formë të lojës nëpër rrjete sociale, saktësisht në TikTok, nuk janë diçka e re dhe e padëgjuar për ne.

Që nga shfaqja e pandemisë, ky rrjet social e ka riformatuar platformën e tij me gjëra interesante dhe tunduese për të rinjtë. Mësimi i ndonjë vallëzimi dhe bërja e pompave janë vetëm dy prej sfidave që i kanë paraprirë asaj më të rrezikshmes, sfidës së Benadrilit.

Në këtë lojë, adoleshentët garojnë se kush po përdorë më shumë tableta Benadrili (drogë e lehtë), rrjedhimisht ai që i reziston më së shumti këtij preparati e fiton garën.

Në një hulumtim të publikuar më 14 korrik, nga një grup mjekësh amerikanë, u zbulua se tre adoleshentë u hospitalizuan nga mbidoza e përdorimit të Benadrilit. Të tre këta pacientë u deklaruan se ishin videot e rrjetit social TikTok ato që i shtynë ata ta bëjnë një veprim të tillë.

Nëna e Rebekas, njërës nga të hospitalizuarat nga përdorimi i Benadrilit, tregon se vajza e saj ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore pas ushtrimit të kësaj sfide.

“Ishte e frikshme. Ajo kishte probleme në të folur dhe shihte halucinacione. Rrahjet e zemrës së saj ishin shumë të larta”, shprehet Katie, nëna e Rebekas.

“E çuam te një spital lokal këtu afër, por ata e nisën menjëherë te Qendra e Shëndetit të Fëmijëve”, përfundoi ajo.

Rebekah u dërgua në spital pas disa problemeve me zemër, por, fatmirësisht, gjendja e saj shëndetësore shumë shpejt u kthye në normalitet.

Benadrili njihet si një lloj droge e lehtë, por përdorimi i tij në sasi të mëdha shkakton probleme shëndetësore. Gina Posner, pediatre e specializuar,  shpjegon se konsumimi i tepërt i kësaj përzierje (Benadrilit) ka ndikim negativ në trup.

“Përdorimi i sasive të vogla nuk paraqet problem, por marrja e dozave të mëdha nuk është ide e mirë, pasi që ndikon negativisht në trup”, shprehet ajo për uebsajtin shëndetësor Health.

Mbidoza e Benadrilit varion prej moshave të ndryshme dhe nuk ushtron reaksion të njëjtë te të gjitha gjeneratat, prandaj duhet të bëhet kujdes në përdorimin e saj, sidomos nga të miturit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë