Pre, Mar 22, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa dallojnë simptomat e problemeve me gjëndrën tiroide nga fëmijët dhe të rriturit? E shpjegon Merita Emini-Sadiku

Mbrëmë në emisionin “Takimi virtual me Shëndritin” u diskutua për shumcka lidhur me sëmundjet e gjëndrës tiroide, me internisten, endokrinologen dhe diabetologen, Merita Emini-Sadiku.

Për më shumë se gjysmë ore, mysafirja iu përgjigj edhe pyetjeve të ardhura nga shikuesit e emisionit. Njëtra ndër pyetjet ishte ajo se a dallojnë simptomat e problemeve me gjëndrën tiroide nga fëmijët dhe të rriturit.

Sipas Sadikut, simptomat janë të njëjta për të dyja palët, vetëm se të rriturit mund ta vërejnë problemin më herët dhe të kërkojnë ndihmë, për dallim prej fëmijëve që, po s’u vërejtën nga prindërit ose kujdestarët, mund të mbesin me atë problem për një kohë të gjatë.

“Në tërësi simptomat janë të njëjta, vetëm se të rriturit dinë të kërkojnë ndihmë, ndërsa fëmijët, po s’u vërejtën nga prindërit, mund të mbeten ashtu për një kohë të gjatë”, shpjegoi ajo për Familja Jonë.

Sadiku më tutje theksoi se është e rëndësishme që prindërit t’u kushtojnë rëndësi të vecantë fëmijëve në këtë aspekt. Sipas saj, prindërit duhet ta vëzhgojnë fëmijën nëse eventualisht ka ndryshim të disponimit, ndryshim të gjendjes së lëkurës, ndjenjë të të ftohtët, probleme me gjumin, humbje të peshës, problem me të ngrënët etj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë